Një djalë ka mbetur viktimë e një grabitjeje, nga një i ri 22 vjeçar, nga Rumania.

Ngjarja ka ndodhur 2 muaj më parë në Romë, por vetëm tani policia arriti të prangoste grabitësin.

Sipas medieve italiane, 22 vjeçari rumun i ishte afruar një të riu italian dhe i kishte ofruar marrëdhënie, por menjëherë më pas nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur portofolin, kartat e kreditit dhe një smartphone, tip i fundit.

Vetëm pas dy muajsh, pas hetimeve të shumta, policia italiane ka rënë në gjurmët e rumunit, i cili më pas është identifkuar edhe nga personi që ra pre e grabitjes.