Fotoja e një djali të vogël që kërkon fanellën e Alban Mehas tashmë po bën bujë në rrjetet sociale, por edhe në mediat turke. Djaloshi, tifoz i Konyaspor kishte shkruar “Meha dua aq shumë. Pas lojës, ju jepni uniformë tuaj?”, ishte mesazhi i tifozit të vogël të Konyaspor, i përkthyer me google translate.

Padyshim që pas ndeshjes së fituar ndaj Sivasspor ke rezultatin 2-1, mesfushori i Kombëtares kuqezi Alban Meha e ka bërë të lumtur fansin personal, ku i ka dhuruar fanellën e tij. Meha tregon edhe njëherë anën e tij jashtë futbollit.