Fation Janina, 39-vjeçari që u arrestua për vrasjen e të moshuarit Paulin Gina ka pranuar krimin para autoriteteve policore, duke thënë se e vrau 82-vjeçarin për një borxh që i kishte. 

Sipas 39-vjeçarit, ai ka shkuar në banesën e fqinjit të tij për t’i kërkuar një borxh prej 200 mijë lekësh, por thotë se ai i është drejtuar me fjalët “drogaxhi”. 

Më pas ka nisur edhe sherri që siç tregon Fation Janina janë përleshur për rreth një orë, ku 82-vjeçari Gina ka tentuar ta godasë me çekiç. 

“Po, unë e vrava Paulinin. Me kishte 200 mije lekë borxh, e pashë dje që po dilte nga shtëpia nga kati i 5 ku unë banoj te sheshpushimi i shkollave. I thashë hajde flasim për atë borxhin që me ke se me duhen lekët për Viti e Ri. U futëm të shtëpia e tij. Debatuam aty dhe me tha nuk kam lekë. Me ofendoi, me tha drogaxhi. Aty e humba qetësinë, u përleshem afro 1 orë. Ai donte të me godiste me çekiç, unë gjeta një thikë e qëllova disa herë. Pastaj e qëllova edhe disa here me çekiç derisa ngeli i shtrirë në tokë. Me pas mora thikat dhe çekiçin dhe i dërgova në shtëpinë time. Kur dola mbylla edhe derën e jashtme te tij me çelës. Shkova ne shtëpi fsheha thikat dhe çekiçin, ndërrova edhe rrobat e gjakosura dhe me pas ne gjendje te renduar psikologjike ika edhe nga shtëpia unë nga frika e policisë”,-ka rrëfyer autori i krimit.