Ky është momenti tronditës, kur një klient i inatosur hodhi të gjitha produktet që ndodheshin në raftet e supermarketit.

Atij iu kërkua të vendoste maskën, por kjo gjë e “çmendi” atë, duke bërë veprimin e papritur.

Ngjarja ndodhi në një supermarket në Londër, më 22 shtator. Stafi i supermarketit kërkoi që personi në fjalë të dilte jashtë duke qenë se po shkelte rregullat anti-Covid.

Për nxjerrjen e tij, u desh ndërhyrja e policisë.