Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Vjenës, u ndalua dhe u vu në pranga në pikën kufitare të Morinës me qëllim ekstradimin drejt Austrisë, 31-vjeçari serb i kërkuar ndërkombëtarisht.

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë në hyrje të vendit, rezultoi se 31-vjeçari me iniciale D.S. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Vjena, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Austrisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit.