Policia e Fierit ka vënë në pranga një 44-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Policia bën me dije se është arrestuar një shtetas shqiptar, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, për kryerjen e veprës penale “Organizata krimininale për qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Pas informacioneve të marra dhe një pune të mirëorganizuar, u arrestua përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar: Mikel (Dh) Rama, 44 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos, Itali, ka lëshuar urdhër-arrest për veprën penale “Organizata kriminale për qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.