Një 35-vjeçar nga Kavaja është arrestuar nga Policia për llogari të drejtësisë italiane, i akuzuar për trafikim droge.
Sipas policisë, është arrestuar në banesën e tij Xhaferr Kita, banues në fshatin Kryemëdhej të Kavajës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në muajin prill 2016.
Gjykata e Hetimeve Paraprake Milano (Itali ) me vendimin e datës 01.04.2016 ka caktuar për të masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për veprën penale “Trafikim i paligjshëm i lëndëve narkotike & substancave psikotrope”.
Maksimumi i dënimit që rrezikon shqiptari është deri në 20 vjet burg.
35-vjeçari është transportuar drejt Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa policia vazhdon punën për sekuestrimin e pronave dhe aseteve pasurore që disponon.





