Policia e Durrësit ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim, B. M., 19 vjeç, banues në Krujë.
I riu ishte në kërkim pasi në muajin nëntor 2025, ndaj tij, Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, B. M., 19 vjeç, banues në Krujë, të cilit, në muajin nëntor, 2025, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.”, njofton policia.





