Të tjera detaje janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri ditën e sotme nëShkodër, ku u raportua për një person të plagosur.

Mësohet se i plagosur ka mbetur Ardjan Narkaj, 52-vjeç, banues në Malësi të Madhe, ndërkohë që bëhet me dije se ai është plagosur nga forcat RENEA gjatë operacionit pë arrestimin e tij.

Narkaj rezulton i dënuar me 21 vite burg për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2008 në fshatin Bratosh të Malësis së Madhe, ndërsa mësohet se ai ka marrë një plumb në kofshë, një në gjoks dhe një në parakrah dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.