DURRËS, 6 tetor 2014 –  Një aksident i rëndë ka ndodhur para dy ditësh pranë zonës së Babrrusë në kryeqytet, ku një person që po ndiqej nga policia ka dalë nga rruga duke përplasur një vajzë 2-vjeçare e cila ishte duke luajtur. Mësohet se personi i kërkuar është përplasur fillimisht me një banesë dhe më pas me fëmijën që po luante në oborr. Ndërkohë A1 Report ka shkuar në banesën e viktimës duke konfirmuar se ceremonia mortore është zhvilluar ditën e shtunë.

Identiteti i personit që ka shkaktuar këtë aksident nuk bëhet ende i ditur, ndërkohë që policia prej dy ditësh nuk ka raportuar për ngjarjen.

/marrë nga gazeta “Dita”/