9 janar 2015 –  Tom Hysa, vetëm 20 vjeç ishte shpallur në kërkim për grabitje me armë, në bashkëpunim të kryer më 13 tetor 2013 në qytezën e Faencës (Faenza). Policia e arrestoi Tomën në Stacionin qëndror të trenit të Peskarës.

Hysa nuk bëri rezistencë gjatë arrestimit. Pas arrestimit, Tom Hysa u dërgua në Burgun San Donato, po në qytetin e Peskarës.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/