19 dhjetor 2014 – Policia e qytezës së Alba Adriatikës në Provincën e Teramos arrestoi Valmir Kolën, 25 vjeç, sepse mbi të rëndonte një urdhër arresti i Gjykatës së Apelit të Torinos. Valmiri ishte dënuar me 26 muaj burg për vjedhje.
Ai së bashku me shqiptarë të tjerë ishte pjesëmarrës në tri vjedhje banesash e lokalesh në zonën e Vall d’Aosta-s në verën e vitit 2012.
Polica sekuestroi makinën me targa shqiptare të Valmirit, dhe pas arrestimit e dërgoi Kolën në dhomat e paraburgimit të Teramos.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





