22 janar 2015 –  Policia rrugore italiane të mërkurën më 21 janar 2015 arrestoi në një postbllok Viktor Bershimin. Ai ishte dënuar me 18 muaj burg nga Gjykata e Bergamos për dhënie ndihme pas kryerjes së krimit.

Viktori kishte ndihmuar dhe strehuar mikun e vet Viktor Lleshin të akuzuar për grabitje, me pasojë vdekjen e një kasapi italian 53 vjeçar, në 8 korrik 2014.

Pas arrestimit, Viktori u dërgua në Burgun e Breshias.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/