Një polic, që po pushonte në apartamentin e tij në qytetin e Viterbos, Itali, pas turnit të natës, u zgjua pas disa zileve të zgjatura në citofon dhe në derën e jashtme të apartamentit.
Kur del nga dhoma e gjumit, gjen në sallon dy femra që i kishin hyrë në shtëpi për të vjedhur.
Dy gratë, 33 dhe 23 vjeçe, duke menduar se në shtëpi nuk ndodhej askush kishin arritur të hapnin derën kryesore.
Të shokuara kur panë burrin që shfaqej në derën e dhomës së gjumit, ato ia mbathën në tentativë për të shpëtuar.
Por polici, megjithëse ishte vetëm me të brendshmet veshur, nuk nguroi t’i ndiqte në rrugë dhe t’i arrestonte.
Rezultoi se 23-vjeçarja ishte shtatzëne, ndërkohë që të dyja akuzohen për një seri vjedhjesh.
Këtë herë, 2 hajdutet u futën në shtëpinë e gabuar, pasi edhe bashkëshortja e policit, është pjesë e forcave të rendit.





