Një 26-vjeçar ka vrarë shokun e qelisë së burgut, pasi ky i fundit i kishte përdhunuar motrën në Uashingotn.

I riu Shane Goldsby vrau 70-vjeçarin Robert Munger, i dënuar me 43 vite burg, për përdhunimin e fëmijëve dhe pornografi.

26-vjeçari kishte informcione të sakta për atë çfarë i moshuari i kishte bëtrë motrës së tij të mitur dhe priti momentin që ta godiste për vdekje.

Goldsby e goditi disa herë të moshuarin në kokë në kohën që kishin dalë për ajrim, gjë e cila i shkaktoi vdekjen 3 ditë më vonë në spital.

 “Kisha kaq shumë gjëra që po ndodhnin në kokën time. Isha i bindur në atë pikë, sepse Munger donte të më jepte detaje për atë që ndodhi, atë që bëri”- deklaroi pas vrasjes 26-vjeçari.