Një veprim i gabuar i një 36-vjeçari i mori jetën tragjikisht në rrugët e Turqisë.
Nga videot e shpërndara në rrjetet sociale duket momenti kur një 36-vjeçar po kalon rrugën. Në momentin që ka kaluar rrugën ai sheh që portofoli i bie në rrugë dhe kthehet ta marrë.
Por i ndjeri nuk mendoi gjatë dhe as nuk kontrolloi që në rrugë po vinte një makinë dhe direkt u kthye të merrte portofolin.
Në moment makina vjen dhe e përplas dhe e hedh në ajër ndërsa 36-vjeçari ndërroi jetë. Ngjarja ndodhi rrugën në Kayseri të Turqisë ndërsa 36-vjeçari u identifikuar me inicialet I.U.
Kamerat e sigurisë që ishin të vendosura në shtyllat e ndriçimit publik, kanë kapur momentin rrëqethës kur goditet dhe hidhet disa metra larg i ndjeri.
Incidenti ka ndodhur të shtunën rreth orës 11:30 në autostradën Kayseri-Nigde. Kurse shoferi i veturës është identifikuar me inicialet O.D, 48-vjeç.
Gjithçka ndodhi shpejt derisa i riu po kalonte rrugën dhe në një momenti i bie portofoli, të cilin rikthehet për ta marrë, veprim ky që i kushtoi me jetë.