Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në qendër të Ersekës, ku pas një sherri është plagosur me thikë 35-vjeçari Ervis Këndezi.

Ngjarja mësohet të jetë shkaktuar pas një sherri banal të lindur pas një komenti që i plagosuri Ervis Këndezi kishte bërë në faqen e Facebook-ut të kandidatit socialist për Bashkinë e Koloonjës Erjon Isai.

Sipas dëshmisë së të plagosurit, kreu i FRESSH-it në Kolonjë Pandi Cunge, ka debatuar fillimisht me të, duke i kërkuar llogari për komentin në fjalë, më pas e ka qëlluar me thikë në krahë.

Mësohet se 35-vjeçari po jep deklarimin në komisariatin e Kolonjës, ndërsa autori ende nuk është ndaluar nga policia.