6dhjetor 2015 – Dy shqiptarë u ndaluan nga policia për të treguar nëse kishin goma bore me vete, por në fakt në bagazh iu gjetën thasët me 30 kg marijuanë. Ardit Sata, 29 vjeç dhe Lindita Blini, 36 vjeçe, udhëtonin në autostradën e Viarexhos, me një makinë Fiat Stilo, kur u ndaluan nga policia.
Fillimisht u pyetën nëse kanë goma bore e pastaj nëse kanë zinxhirë.Pas kontrollit në bagazh u gjet droga, e futur në thasët e mbeturinave. Policia ndaloi menjëherë dy shqiptarët, me banim në Novi Ligure (Alessandria).
/portali DurrësLajm/





