Çifti më i ri i krijuar brenda shtëpisë së Vëllait të Madh duket se duhet ta nisë romancën e tyre në situatë mjaft të vështirë.

Bëhet fjalë për Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj të cilët duket se duhen, por kjo nuk i zgjidh problemet e së shkruarës që ende janë pa mbyllur.

Edhe pse në rrjet dyshja ka marrë komente ofenduese nga më të ndryshmet duket se familjarët e tyre janë tifozët më të mëdhenj dhe i mbështesin edhe në këtë hap të ndërmarrë.

Kësaj radhe ka qënë Romeo Veshaj ai i cili ka reaguar për herë të parë për këtë çështje.

Romeo është menaxhuesi i rrjetit social Instagram të Donaldit dhe ai para pak ka hedhur një video me shkrimin: Mos ki frikë të thuash të dua.

Kujtojmë se disa ditë më parë Donaldi mori një audio surprizë nga Romeo dhe prindrit e tij u futën brenda shtëpisë për ta mbështetur:

‘’Gjysma ime sa më ka marrë malli, erdha vonë në shtëpi sot, se di ça po ndodh, jam bosh, s’marr dot frymë pa ty…Demi i vëllait, e di që nuk isha dakort që t’i të futeshe në ‘’BBV’’ por sot e kam kuptuar se kam qenë gabim. Kam kuptuar se unë thjesht nuk doja që të jetoja dot pa ty. Sot jam i lumtur që sot prezantohem si vëllai i Donaldit dhe jo vetëm si Romeo. Dua shumë të të përqafoj, të shoh nga ekrani dhe të kam kaq pranë dhe nuk të prek dot’. Nëse nuk do të më mërzisësh thjesht rri gjithnjë i buzëqeshur’,- tha ndër të tjera ai.