Rita Ora nuk di të ndalet. Këngëtarja me origjinë shqiptare suksesin e e saj të jashtëzakonshëm në muzikë kërkon ta përsërisë edhe kinematografi.
Sipas të përditshmes britanike, The Sun’ diva muzikës pop Rita Ora ka nisur punën për realizimin e një dokumentari për kulturën e të rinjve në vendin e saj të lindjes Kosovë.
“Jam në mes të xhirimeve të dokumentarit për kulturën e nëndheshme të të rinjve në Kosovë. Jam duke punuar me producentë që janë vërtet të apasionuar pas Kosovës dhe një prej nga jam unë”- është shprehur Rita Ora.
Në intervistën për ‘The Sun’ ajo ka deklaruar se 60% e popullsisë në Kosovë janë nën moshën 35 vjeç duke e bërë vendin super të ri”.
Rita Ora duke treguar motivet e dokumentarit shprehet se në vendlindjen e saj ka shumë zemërim dhe frustrim të panjohur të nëndheshëm tek të rinjtë.
“Gjashtëdhjetë për qind e popullsisë së Kosovës është nën moshën 35 vjeçe, e cila është super e re”- thotë këngëtarja.
Javën e shkuar Rita Ora ishte në Kosovë për të festuar ditëlindjen e saj dhe në të njëjtën kohë shpenzoi disa ditë duke ndjekur xhirimet e dokumentarit.
Kujtojmë që bashkëshorti i saj Taika Waititi është regjisor filmash.