Pronari i një gjarpri ka njoftuar policinë, pasi i është larguar gjarpri nga banesa. Autoritete policore kanë nisur kërkimet dhe kanë njoftuar gjithë banorët e zonës që të bëjnë kujdes kur të dalin nga banesat.
Edhe pse gjarpri nuk është helmues, ai mund të shkaktoj vdekje, pasi të mbështjell rreth trupit duke ndërprerë qarkullimin e gjakut.
Një deklaratë nga Policia tha: "Ne këshillojmë njerëzit të bëjnë kujdes, pasi është raportuar për një gjarpër të humbur", ndërsa ekziston mundësia që gjarpri të jetë strehuar në një vend diku të ngrohtë, sipas tyre.





