Një i ri i është larguar patrullës së policisë pas kërkesës së kësaj të fundit për të ndaluar. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan.

I riu  banues i lagjes Skënderbej, nuk i është bindur patrullës së policisë dhe gjatë ndjekjes për disa kilometra është përplasur me një automjet tjetër.

Pas aksidentit i riu ka braktisur mjetin dhe janë dashur forca të shumta për të ndaluar atë.

Gjatë kontrollit në mjet nuk janë gjetur sende të paligjshme, ndërsa nuk dihet ende arsyeja pse i riu nuk i ndaloi policisë.