Të gjithëve na ndodh që pasi konsumojmë kafen, nuk presim kamarierin për të paguar, por ka raste që largohemi duke e lënë shumën e faturës në tavolinën ku qëndruam. Ndonjëherë kthejmë kokën pas si refleks për të parë nëse kamarieri po na shikon si për t'i thënë që i kemi lënë lekët në tavolinë. Sigurisht, ka raste ku persona të tretë e shfrytëzojnë këtë dhe shkojnë si klientë dhe më pas ikin duke marrë lekët që janë lënë aty.

Një rast i tillë ka ndodhur në një nga lokalet e Tiranës, ku një grup vajzash janë larguar dhe kanë lënë në tavolinë lekët e atyre që kishin marrë për të konsumuar. Një djalë që ka kaluar aty pranë i ka parë, ka ecur për pak për të mos rënë në sy dhe më pas është kthyer si një klient që do ulej në kafe, por me një synim, të cilin e finalizoi me sukses, por jo deri në fund, pasi kamerat e lokalit e pikasën.

Ai është ngritur pasi ka zgjatur dorën dhe ka marrë lekët dhe më pas është larguar qetë-qetë me një vetëkënaqësi për disa lekë më shumë që fitoi, shkruan “Jeta osh Qejf”, e cila denoncon me video rastin.