Kohët e fundit në mediat shqiptare është përfolur për një lidhje të gazetares sportive Ilda Bejleri me deputetin e Partisë Demokratike Klevis Balliu. Ky i fundit i ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj nuk ka pranuar të japë detaje nga jeta personale.

“Për mua disa gjëra duhet të mbeten personale. Nuk besoj që ka interes njeri të dijë”, tha ai.

28-vjeçari më pas insistoi dhe deklaroi se jeta e tij personale nuk do të bëhet objekt për mediat. Deputeti i PD-së gjithashtu shtoi se ende është shumë i ri për t'u martuar, por do donte një familje të vogël me një djalë dhe një vajzë.

Pavarësisht të gjithave, një pyetje e moderatores bëri që Balliu të zërë në gojë emrin e gazetares së sportit me të cilën përflitet se është në një lidhje.

“Tre emra të femrave të ekranit që do zgjidhja për të kaluar një fundjavë? Ilda Bejleri, Nevina Shtylla dhe Marina Vjollca.”