Një krim makabër siç ishte vrasja e 19-vjeçares Esmerina Llupo, ndodhur në shtetin fqinj, Greqinë që iu mbajt i fshehur familjes së saj, tregohet sot nga babai në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”, në News 24, aty ku Gjergji Lllupo akuzoi drejtpërdrejt dhëndrin dhe paralajmëroi të bënte vetëgjyqësi, në rast se institucionet shqiptare nuk reagojnë.

Ndërsa kërkoi rihapjen e çështjes dhe ndëshkimin e autorit të krimit, Llupo i lodhur dhe e rraskapitur nga mungesa e drejtësisë siç thotë, paralajmëron se do të vrasë vetë dhëndrin në rast se autoritetet nuk e arrestojnë.

Si ua kanë treguar historinë, çfarë bëri drejtësia shqiptare? Ju thanë që vdiq nga shkaqe natyrale?

Babai: Po. Pas 45 ditësh mësuam se ishte vrasje.

Çfarë bëtë më pas?

Babai: Ne u morëm me ardhjen e trupit të vajzës. Krushqinë e kam përzënë, iu kam thënë jashtë! Pastaj u përpoqëm të gjenim të vërtetën. Ata nuk hapeshin, thoshin që çupa ka vrarë veten, thjesht është gjetur e varur. Na thanë na fëlliqi, ishte e papritur.

Po ngjarjen e sqaroi drejtësia helene?

Babai: Janë të dyshimta gjërat, policia ka dorë në mbulimin e fakteve, policia greke.

Ngjarja ka ndodhur më 18 tetor 2008 në një serë lulesh, ishte vrasje e pastër. Unë kam bindje të plotë se është vrasje e pastër. E ka nxjerrë edhe ekspertiza mjeko-ligjore në Greqi, por i kanë mbuluar faktet.

Pse u bë riinspektimi në vitin 2012?

Babai: Po e kërkuam ne, por as drejtësia shqiptare nuk hetoi siç duhet.

Çfarë dini ju për vrasjen, si ka ndodhur?

Babai: Na është thënë se ka qenë ora 11:00, po punonte në serë, pastaj vajza ka ikur në shtëpi, duke qenë se ka ikur në shtëpi, burri e ka ndjekur nga pas dhe e ka gjetur të varur. Por s’është kështu e vërteta, ka qenë familja e burrit që e ka vrarë, kanë dashur ta fusin në shtetin italian. Kjo thënie është e shkruar në policinë greke. Është thënë edhe në policinë shqiptare, edhe në gjykatë. E ka thënë ish-dhëndri, ai ka thënë “po” e vrava. Donim të vinim në Itali kjo nuk erdhi. Kjo është thënë, por është e paprotokolluar.

A e kanë shfrytëzuar vajzën edhe si prostitutë?

Babai: Po në ato kushte ku jetonin ata, nëpër magazina, pas asnjë vend të sigurt…

Është i përfshirë edhe një shtetas grek?

Babai: Po, pronari grek e di ngjarjen por ka frikë se duke qenë se familja ishte pa dokumente nuk ka dashur t’i hapë probleme me drejtësinë.

Çfarë bëhet me ish-dhëndrin tuaj aktualisht?

Babai: Është i lirë dhe i qetë.

Pse e keni hapur çështjen tani në 2017?

Babai: Se dua drejtësi. Të na dëgjojë ministri i Drejtësisë, ai i Brendshëm në të kundërt do veproj vetë, çupa do lahet me gjak. Jam i detyruar.

(BalkanWeb)