28 nëntori i 2016-tës ishte data e kobshme për sportin e futbollit botëror, kur aeroplani që po udhëtonte ekipa e Çapekoenses u rrëzua në Medelin, ku humbën jetën pothuajse gjithë ekipi.

Njëri nga futbollistët e mbijetuar nga ai aksiedent, Xhekson Folman mbeti pa njërën këmbë, mirëpo ajo nuk e pengoi të njejtin që të shënoi golin në ndeshjen e fundit me skuadrën e tij.

Folman me këmbën artificiale, gjeti rrjetën për Çapekoensen. Një moment tepër emocionues! Të gjithë lojtarët shkuan për ta përqafuar atë dhe për t’i dhënë kurajo.