Më 7 gusht, Barcelona do të zhvillojë ndeshjen e vlefshme për trofeun “Joan Gamper” ndaj Çapekoenses.
Sytë e spektatorëve, ndryshe nga zakonisht, nuk do të jenë për yjet blaugrana si Mesi apo Nejmar, por për Alan Rushel, futbollist i cili ishte një nga të mbijetuarit e aksidentit që i mori jetën një pjese të madhe të skuadrës së tij.
Nëntë muaj pas asaj ngjarjeje të rëndë, Rushel do të zbresë në një fushë futbolli përsëri me fanellën e Çapekoenses.