Një histori i pabesueshme është ajo e Jose Salvador Alvarenga, i cili mbijetoi në det për 15 muaj, nga dhjetori i vitit 2012 deri në janar të vitit 2014. Ai kishte ngelur në mëshirë të fatit në Oqeanin Paqësor.
Alvarenga ishte nisur nga bregdeti meksikan për të peshkuar bashkë me ndihmësin e tij, Ezequiel Cordoba, i cili më pas vdes.
Alvarenga do të mbajë për disa ditë trupin e kufomës aty pranë tij, para se t’ia besojë oqeanit.
Por sipas familjes së Cordoba-s, djali i tyre ishte viktimë e kanibalizmit. Për këtë arsye ata kanë kërkuar si kompensim 2 milionë dollarë. Akuzat erdhën pas botimit të librit për historinë e të mbijetuarit. Avokati i Alvarenga, Ricardo Cucalon, tha se familja dëshiron vetëm të fitojë para për këtë çështje.
Kjo histori është rrëfyer në një libër të gazetarit të “The Guardian”, pas 44 intervistave. Sipas të mbijetuarit, peshkatari ndihmës do të vdiste nga dëshpërimi, pasi refuzoi të hante peshq dhe mish zogjsh të gjallë apo të pinte urinën dhe gjakun e breshkave.