Policia e Beratit ka arrestuar një 50-vjeçar, i cili i ka marrë varësen nga qafa, një 14-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur në pedonalen e qytetit.

“Komisariati i Policisë Berat arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 50 vjeç, banues në Berat, pasi në pedonalen e qytetit, i ka marrë varësen nga qafa, një 14-vjeçari”, njofton policia.

Gjithashtu, komisariati i Policisë Kuçovë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin X. P., banues në fshatin Kozare, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait të tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.