Policia e Vlorës ka reaguar pas incidentit tragjik në Vlorë, ku një i mitur 2-vjeç, ra nga ballkoni i shtëpisë.

Uniformat blu kanë njoftuar se, në momenti e ngjarjes në shtëpi ka qenë dhe nëna e viktimës. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftim zyrtar:

“Vlorë / Informacion paraprak. Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Pavarësia 3”, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës në pallatin ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Nga të dhënat paraprake rezulton se fëmija ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij, shtetasen K. H. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”,njofton policia.