Efektivët e Policisë Bashkiake Durrës kanë gjetur fëmijën e mitur të një çifti maqedonas, i cili humbi për disa orë pasditën e të dielës.

Familja nga Maqedonia e Veriut ndodhej me pushime te Shkëmbi i Kavajës dhe papritur rreth orës 17:00 ka humbur fëmijën 3-vjeçar.

Familjarët kanë kërkuar ndihmën e efektivëve, të cilët më pas janë organizuar dhe pas dy orësh kërkime e kanë gjetur 3-vjeçarin në afërsi të Përroit të Agait dhe më pas e kanë dorëzuar tek të afërmit.