Një ngjarje e rëndë është shënuar të dielën në një familje në lagjen nr.12 në Durrës.

Teksa po lozte në divanin e banesës, fëmija 4-vjeçar me inicialet M.P., ka rënë aksidentalisht nga dritarja e katit të tretë të pallatit.

Nga burimet zyrtare mësohet se, i mituri ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës për ngjarje aksidentale.