Dëmtohet në rrethana ende të paqarta një djalë 12 vjeç në Durrës.
Policia njofton se gjatë ditës së djeshme (të martën) është dëmtuar me mjet prerës në këmbë, një 12-vjeçar, por pa dhënë detaje të tjera.
Aktualisht ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve që e kanë plagosur.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





