Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë. Një i mitur ka plagosur aksidentalisht me armë një të mitur tjetër.

I mituri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit Zastava.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM – Mitrovicë. 26.08.2023-06:30.

Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i mitur, aksidentalisht ka plagosur me armë zjarrit viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima është dërguar për mjekim në QKUK. Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit Zastava. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.”