Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Sarandës, ku një fëmijë i mitur 2 vjeç është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Policia bën me dije se, i mituri ka konsumuar aksidentalisht ilaçet në banesën e tij, dhe më pas është transportuar në spitalin e Sarandës.

Mësohet se pas ndihmës mjekësore në qytetin e Sarandës, fëmija është transportuar në Tiranë me helikopter për ndihmë mjekësore të specializuar.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, në spitalin e Sarandës ka shkuar për ndihmë mjekësore një fëmijë i mitur 2 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar aksidentalisht një sasi medikamentesh mjekësore, në banesën e tij.

2-vjeçari është transportuar në Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.