Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen e rëndë në Kavajë, ku dyshohet se një i mitur është abuzuar seksualisht nga një 39-vjeçar. BalkanWeb raporton se 39-vjeçari i arrestuar nga policia është shtetasi Indrit C., nga Gosa e Kavajës, i cili ishte i divorcuar.

Nuk dihet se si ai ka rënë në kontakt me të miturin 12-vjeçar, i cili rezulton me autizëm.

Ka qenë babai i djalit që ka denoncuar në polici. Ky i fundit e ka pyetur të miturin dhe në prani të një psikologeje, teksa pritet që t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Policia dhe Prokuroria po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit, teksa autori i dyshuar është dërguar në paraburgim.