Një fëmijë i mitur është mbytur ditën e djeshme duke u larë në rezervuarin e centralit në Ostren të vogël Bulqizë. Sipas informacionit paraprak që përcjell Policia lokale, mësohet se fëmija me 10 vjeç me inicialet A.D. jetonte në Durrës.
Informacioni paraprak nga Policia e Bulqizës:
Rreth orës 17.20, jemi njoftuar se në rezervuarin e centralit në Ostren të vogël Bulqizë, një i mitur duke u larë ka rrezikuar të mbytet në këtë central.
Menjëherë i mituri është nxjerrë nga uji, dhe është transportuar në spitalin e Dibrës së Madhe, Maqedoni, por fatkeqësisht fëmija A.D., rreth 10 vjeç, banues në Durrës, ka humbur jetën.





