Një djalë i mitur është shpëtuar në kohë nga familjarët e tij para aktit të tmerrshëm të vetëvarjes.

Ngjarja ka ndodhur në Akernia të Novoselës në Vlorë, ku 14-vjeçari me iniciale A.M është gjetur në kohë nga familjarët e tij.

Mësohet se i mituri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike.

Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet parakrake dyshohet për përfshirjen e të miturit në sekte fetare.