Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një 16-vjeçar është rrahur brutalisht nga xhaxhai i tij duke përfunduar në spital.

Ngjarja ndodhi më 17 maj, në provincën e Cozenza-s, pasi i mituri i rrëfeu se ai ishte homoseksual.

Sipas mediave italiane xhaxhai kishte thirrur edhe tre burra të tjerë për ta rrahur nipin e tij, që kishte përfunduar me 4 brinjë të thyera nga dhuna brutale.