Influenceri Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan do të qëndrojnë në burg edhe për të paktën 30 ditët e ardhshme.
Gjykata në Bukuresht të Rumanisë ka vendosur sot të rrëzojë kërkesën për liri me kusht. Tate cilësohet si person me rrezik për t’u larguar nga vendi nëse lirohet.
Një përfaqësues ligjor i vëllezërve Tate ka thënë se do ta apelojë vendimin brenda 48 orës.
Kjo është hera e tretë që atij i mohohet liria ndërsa qëndron prej dhjetorit pas hekurave me akuzat e trafikut të qënieve njerëzore, përdhunimit dhe formim të një grupi kriminal me qëllim shfrytëzimin e femrave.
Andrew Tate ka bërë publikisht deklarata që justifikojnë përdhunimin, por avokati i tij mbrojtës është munduar ta justifikojë duke thënë se ai “ishte duke luajtur rolin” dhe se nuk mendon vërtetë ashtu.
Videot e Tate janë parë qindra-miliona herë nga të rinj dhe të reja teksa kanë qarkulluar masivisht në rrjetet sociale.
Tashmë janë katër vazja, të cilat nën anonimitet për shkak se kanë frikë nga hakmarrja, kanë denoncuar Taten për përdhunim.





