Të krahasosh të moralshmin me të pamoralshmin është njësoj si të krahasosh ditën me natën! Kodi Moral i njeriut është ai që udhëheq poseduesin në rrugën e gjatë dhe të vështirë të jetës! Tashmë në Shqipëri VESI konsiderohet VIRTYT! Ç’është morali? Më kujtohet një thënie e Frojdit që thotë se si morali apo civilizimi filloi kur tjetri vrau babanë dhe u ndje keq. Morali në rradhë të parë është një faktor kulturor dhe duhet parë në kontekstin e shoqërisë dhe jo të individit me dinjitet. Një moral deri diku i përkufizuar në shoqëri do sjellë njeriun me dinjitet. Shqipëria është një vend ku një numër i konsiderueshëm njerëzish rrinë nëpër kafenera, kanë ndonjë biznes dhe fryjnë barkun duke mos bërë asgjë, ndërkohë që pjesa e varfër kërkon të punësohet sa më parë. Në një vend të tillë nuk mundet të ekzistojnë kushtet për të qenë i moralshëm, pasi ekzistenca është e karakterizuar nga mbijetesa. Në një vend që asnjëri, ose shumë pak njerëz i kanë gjërat në rregull nuk mund të ketë ideale apo objektivizma. Është një botë subjektive sipas çdo individi. Morali në botën e sotme është më tepër, imazh. Shumë njerëz janë hipokritë dhe çdo gjë që bëjnë e bëjnë të imponuar, sepse kultura ia imponon dhe pastaj dalin si të moralshëm. Është e rrallë që të gjesh njerëz që bëjnë diçka pa interes dhe që nuk janë hipokritë. Uroj me shpirt që në një të ardhme kthimi i shumë intelektualeve që po përgatiten në vende të huaja do të ndihmojë atmosferën. Mënyra se si duhet ndihmuar nuk është thjeshtë ekonomike, por drejtuese. Të jetë një drejtim i kanalizuar dhe si objektiv të ketë kujtesën e kulturës shqiptare.

Indrit Nina:Kush konsiderohet i moralshëm dhe kush i pamoralshëm, sepse kjo është gjithmonë relative dhe subjektive. Dhe a ka masë vlerësimi mbi moralitetin dhe mbi çfarë bazash referohemi në standartet e sotme. Është një diskutim kompleks dhe i paparagjykuar.

Nimfa Sophia Bega:Mbi të gjitha nuk kemi më standarte do të thoja, që nga jeta kam mësuar se ata që "hiqen si më të moralshmit" janë blozë, blozë, blozë po t’i gërmosh dhe ato që në aparencë janë të pamoralshëm janë të parët që kanë sensin e moralitetit e respektit ndaj çdo gjëje.

Fatmir Lazo:Ja, filluan paragjykimet e para.

Anila Liti Mejdani:Kush shikon jetën, punën, interesin, shtëpinë e tij pa prekur jetën, punën, interesin, shtëpinë e tjetrit është për mrekulli i moralshëm. Kush jam unë që do të gjykoj tjetrin.

Juli Hidri:Secili ka këndvështrimin e tij të jetës dhe për dikë, ajo që për mua quhet e pamoralshme do të ishte e moralshme. Çdo veprim apo sjellje është produkt i rrethaneve, pra në një moment të caktuar e moralshmja mund të jetë e pamoralshme, dhe anasjelltas. Prandaj dhe unë s’do të guxoja të paragjykoja njerëzit.

Indrit Nina:Llogjika më normale e diskutimit të gjërave Anila. Jam plotësisht dakort me ju.

Nimfa Sophia Bega:Është tjetër paragjykimi dhe tjetër realiteti Fatmir.

Indrit Nina:Unë kam një pyetje të thjeshtë: A është i moralshëm një njeri, i cili bëhet një antikomunist i tërbuar duke filluar nga momenti që ka qenë sekretar rinie në kohë të partisë së punës dhe gjer atëherë kur ai ka marrë bursë studimi në një fakultet që askush nuk shkelte kollaj.

Fatmir Lazo: Jam dakort me ty Nimfa, por përgjithësimet nuk para më pëlqejnë, kur do të vendosim të flasim sipas vetes sonë dhe jo në bazë të asaj që shohim tek të tjerët. Kjo më duket më e arsyeshme.

Juli Hidri:Ndoshta dhe ai i shkreti kushedi si e ka hallin Indrit. Njeriu duhet të mbijetojë. Kjo tashmë është bërë modë.

Indrit Nina:Unë personalisht e kam dhe e quaj të papranueshëm faktin që një njeri që njihet për moral të ulët të ketë të drejtë morale të gjykojë të tjerët bazuar tek ajo që ka harruar se kush është. Turp më të madh nuk ka. Të flasësh për moralin duhet të flasësh edhe për rregullat, sepse një shoqëri jeton brenda rregullave. Gjykimi bëhet mbi bazë të këtyre rregullave.  A është e drejtë të gjykohet mbi këtë bazë?

Nimfa Sophia Bega:Unë personalisht për përvojën e jetës time fola, pra njerëz që i kanë rënë kraharorit fort e fort për moralitet në distancë kohore dhe kam zbuluar se ishin blozë e përsëris dhe theksoj dhe jo vetëm një person por disa, ama me emra s’të dal dot, gjithsesi për përvoja personale po flisja jo për përgjithësi.

Fatmir Lazo:Indrit, është historia e kombit tonë. Kemi parë shumë interesin. Nuk do të thotë se ai ka dashur komunizmin, por ka përfituar nga ai. Një popull që ndërroi fenë, thjesht për interes. Ku është morali këtu? Pra, do të thoja se nëse një ditë nuk kemi qenë të moralshëm, nuk do të thotë që sot s’kemi më të drejtë të bëhemi.

Juli Hidri:Shumë e drejtë Fatmir! Ne shqiptarëve na mungon toleranca. Do të thoja se ky grup i forumit është një shembull i shkëlqyer i tolerancës. Në fillim shihja më pak tolerancë, tashmë shoh se jemi përmirësuar të gjithë.

Fatmir Lazo:Jemi popull partizan Juli. Nuk dimë të kemi një pikëpamje neutrale në asgjë. Duhet patjetër të bëjmë pjesë ose në njërën anë ose në tjetrën, kështu humbim objektivitetin e logjikës duke gjykuar krahun tjetër.

Indrit Nina:Kemi punuar maksimalisht në këtë drejtim dhe të themi të vërtetën, arsyeja që shumë persona janë larguar nga grupi ka të bëjë me këtë qëndrim konstant që kemi ndjekur, bazuar në këtë filozofi. Por, është edhe e papranueshme që këta persona të rikthehen dhe të shajnë ose fyejnë në drejtimin tonë ashtu sikurse nuk është e drejtë që persona me profile fallco e bëjnë këtë gjë më shumë se të tjerët.

Alma Keta Oshafi:Liria ime mbaron aty ku fillon liria jote, kështu që askush nuk ka të drejtë të gjykojë për moral apo pamoral dhe fakti që nuk ka as masë e as standarte të bën të pyesësh: ku duhet t'ia fillojmë  për të matur njërën apo tjetrën?

Juli Hidri:Në një film më është fiksuar një shprehje: “Ne italianët kemi një ideal, familja dhe kisha. Po ju amerikanët? Ne kemi: Amerikën.” Unë do të thoja po ne shqiptarët? Sikur të kishim dhe ne idealin tonë Shqipërinë, do të na ndihmonte shumë të përmirësoheshim.

Fatmir Lazo:Kjo është në rastin kur Morali mbeten si një ideal dhe jo rregull i sjelljes së njeriut, se përndryshe standartet e tij mund t’i gjeni në 10 comandimentet.

Juli Hidri:Do të na ndihmonte të ishim më të moralshëm si popull, një ideal do të na shërbente të gjithëve si komb, për t’u përmirësuar secili si pjesë e së tërës.

Vali Leart:Parimet, normat, rregullat, tërësia e të cilave përbën moralin, ndryshojnë në etapa të ndryshme të një shoqërie të caktuar, ashtu siç ndryshojnë në shoqëri të ndryshme. Ajo që vlerësohet e pamoralshme në një kohë apo shoqëri të caktuar, mund të jetë e moralshme në një kohë apo shoqëri tjetër.

Petrit Pacani:Me moral dhe pa moral nuk është e lehtë të gjykoj, por më shumë ecin përpara ata njerëz që s’kanë bojë.

Renato Lukaci: Varet vetëm nga niveli i pikpamjeve të çdonjërit prej nesh.

Vali Leart:Ç'mund të thuhet për ato shoqëri të izoluara, por ekzistente gjithsesi, në të cilat një pjesë e 10 Urdhërimeve nuk përbëjnë aspak standarde të moralit, si p.sh vjedhja që konsiderohet aftësi, zotësi e individit?

Eliana Kadia:Do të flisja për të pamoralshmen. Çfarë do të thotë për mua i pamoralshëm? Për mua do të thotë çdo gjë negative që bën kundrejt një personi kundrejt një diçkaje. I pamoralshëm për mua është një person kur gënjen, mashtron, shpif dhe vjedh.

Cela Kastriot:I moralshëm dhe i pamoralshëm, i disiplinuar dhe i padisiplinuar, i sjellshëm dhe i pasjellshëm. Pra, është një gjykim, që ne pastaj japim mendimin se është ose nuk është i moralshëm ose i pamoralshëm. Mund të jetë individuale dhe i grupit (shoqërisë), pra është një etikë ose komportament i kondicionuar nga kushtëzimi i ambjentit që rrethon (kultura-edukacioni-familja-miqësia-shoqëria-sistemi social).

Edmond Fejzullai:Morali nuk është matematikë, kështu që ne nuk kemi një etalon të saktë për ta përcaktuar se çfarë është e moralshme dhe e pa moralshme. Por, nisur nga mentaliteti shqiptar dhe nga ajo që na kanë trashëguar thuhet se pa moral është të shkelësh ligjin dhe nderin. Edhe unë jam meAnilën, shih punën tënde dhe mos paragjyko asnjë pa e njohur. Nëse nuk jemi miq, nuk është arsye që të bëhemi armiq. Ky është morali, gjithmonë sipas meje.

Iljaz Bajraktari:A është e moralshme që kishën ortodokse autoqefale të shqipërisë e drejton një grek, a është e moralshme që ekstremistët muslimanë kërkojnë terren në Shqipëri, a është e moralshme t’i shesësh drogë rinisë (nën petkun e zbavitjes), a është e moralshme të ndërtonim komunizmin me forcat tona, a është e moralshme ç'thotë partia bën populli, a është e moralshme që të shkatërrosh komunizmin, duhet të shkatërrohet çdo gjë tjetër deri dhe familja, a është e moralshme se për të qenë me tendencë perëndimore duhet të urresh kombin tënd, a është e moralshme se për të qenë "patriot" nuk duhet të pranosh një kulturë të huaj më të zhvilluar, a është e moralshme se në kapitalizëm ka vetëm një "zot", “PARAJA”, a është e moralshme të marrësh para nga ato që nuk e durojnë dot emrin Shqiptar dhe të punosh kundër shqiptarëve. Absolutisht nuk është e moralshme.

Edi Strati:Sot ka gjëra që bëhen dhe i bën dhe gjëra që nuk do t’i bësh dhe kaq. Morali i përket shekullit të kaluar. Qenkeni shumë mbrapa. Konformizmi si koncept ju mbulon shumë pjesën tuaj të joformimit. Më thjesht akoma tema mbi të cilën bisedoni është një non sens. Atëherë shumë thjesht unë gjatë ditës bëj shumë gjëra, të cilat nuk kam pse t’i bëj ndonjëherë pyetjen vetes a është e moralshme apo e pamoralshme kjo që unë po bëj. Se besoj as ti nuk ja bën vetes. Për mua është thjesht një gjë që e bëj dhe kaq. Qëndrimet që mbaj ndaj gjërave që bëjnë të tjerët është: të fal të më gënjesh, të fal edhe të më vjedhësh, por nuk të fal të jesh mosmirënjohës.

Vasil Llapa:Për mua të pamoralshëm janë ata që mbrojnë drejtësinë e përzihen nga puna dhe të moralshëm janë ata që kanë fryrë xhepat padrejtësisht. Kjo, është kthyer në normë, nuk e sheh si krekosen xhepa fryrët. Shumë nga ata kanë dhe mend shumë më pak nga të pamoralshmit e mi.