Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit është arrestuar në Tiranë si rezultat i operacionit policor të koduar “Totali”, finalizuar nga Komisariati Nr. 4.

I riu, me inicialet Saimir Reka(Hamza), u lokalizua dhe u kap në zonën e “Alliasit”. Sipas hetimeve, më datë 31 prill 2024, ai, në bashkëpunim me tre persona të tjerë, akuzohet se i mori nëpërmjet mashtrimit një shtetasi shifrën e 100 000 eurove.

Pas arrestimit, materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.