Aktori i njohur i humorit Rezart Veleshnja është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi ndaj tij rëndon një akuzë e bërë nga një shtetas.
“DurrësLajm” mëson se aktori Veleshnja është akuzuar nga një person se i ka marrë makinën dhe e ka shitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur”,– njofton Policia Durrës në njoftimin për shtyp.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.





