Dori ka folur për lojën e bashkëshortes së tij, Olta Gixharit, në emisionin “E diell”.
Në një lidhje telefonike, Ervin Kurti i tha se shumë njerëz mendojnë që nuk e ka shkruar letrën për Oltën.
Ervini: Letrën e ke shkruar ti? Se shumë njerëz mendojnë që nuk e ke shkruar ti.
Dori: Njerëzit kanë të drejtën të mendojnë çfarë të duan, nëse mendojnë se nuk e kam shkruar unë, le t’ja japin dikujt tjetër meritat. Nuk ka problem. Nuk dua të njihem si shkrimtar i mirë.
Më tej Dori u pyet se si i është dukur loja e Oltës në Big Brother. “Kam qenë pak i mërzitur në fillimet e saja pasi për çështje të situatës u ndodh në një pjesë që do dilte keq me se s’bën. Pasi u bë si një tip hakmarrje mes dy gocave dhe njëri do dilte keq. Nga ai moment i mori loja mbrapsht, por e ka rikuperuar”, tha ai.
Bashkëshorti i Olta Gixharit u ndal dhe te Luizi teksa tha se ai në atë lojë është perfekt. “Luizi në atë lojë është perfekt, nuk ke ça t’i thuash”, tha ai.
Dori tregoi se ka qenë gjatë gjithë kohës në Spanjë përveç momentit kur ka regjistruar videon me çunin. Ai tha se çdo gjë që është folur në media (se si ai ka paguar që të fitojë Olta) nuk është e vërtetë. “Unë mos ta doja Oltën, nuk do isha me Oltën”, shtoi ai.
Kjo intervistë është zhvilluar pak orë para daljes së Oltës, por është transmetuar vetëm sot.