Efektivët e rendit në Durrës kan# vënë në pranga 3 shtetas në harkun kohor të 24 orëve të fundit.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 67 vjeç, banues në Patos, pasi në PKK Port Durrës, në hyrje, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, shishe me verë dhe 12 200 euro që ai nuk e kishte deklaruar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. R., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi në një lokal në lagjen nr. 18, Durrës, i ka marrë nga dora kamerierit, një shumë parash.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 18 vjeç, banues në fshatin Koxhas, pasi u kap duke motomjetin, pa leje drejtimi.”,- njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.





