Policia ka vënë në pranga një grua për "mashtrim", pasi i kishte marrë 7500 euro një 44-vjeçari duke i premtuar se do t'i zgjidhte hallin përmes magjisë.
E njohur si ‘magjistare’ ose ‘yshtare’ Liljana Llapashtica, 51 vjeç banuese në Radostinë-Vadhizë, Fier, ishte dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
"Ndalimi i kësaj shtetases u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në dt.08.06.2018 ka nxjerrë Urdhër për ndalimin e saj, sepse në datë 30.04.2018 i ka marrë me anë të mashtrimit 7500 Euro shtetasit A.I, 44 vjeç, banues në Patos," njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Mashtrimi”.





