3dhjetor 2015 – Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një prej lokaleve të Tiranës në rrugën “Hoxha Tasim”. Kamarierja 43vjeçare qëllon me tavëll në kokë një të moshuar 75-vjeçar. Incidenti ndodhi për shkak se Sh.H ishte ankuar për vonesën e kafes.
“Më datë 01.12.2015, iu referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen L. Sh., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në orën 10:00, në rrugën “Hoxha Tasim”, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin Sh. H., 75 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin për shtyp të Policisë, raporton lapsi. Në ngarkim të kamarieres është ngritur akuza e veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
/portali DurrësLajm/