Një i moshuar ka rënë nga ballkoni i pallatit në tarracën e një dyqani dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. 

Ngjarja ka ndodhur te vendi i quajtur 'Sahati' në qytetin e Shkodrës.

Në vendin e ngjarjes shkoi menjëherë ambulanca, por fatkeqësisht ishte vonë për të moshuarin Kasem Sula, 85 vjec, pasi kishte ndërruar jetë. 

Nuk dihen shkaqet e rënies, ndërsa policia ka nisur hetimet.