Të bësh plazh nudo, kohët e fundit duket se është kthyer në modë. Gjatë kësaj vere në plazhin e Durrësit, Golemit apo Currilave, ka patur plot vajza që kanë preferuar të marrin rreze dielli topless, duke nxjerrë në pah edhe hiret e tyre dhe duke tërhequr vëmendjen.

Pasditen e sotme ka qenë një i moshuar, që ka preferuar të lahet në det tërësisht nudo. Kjo sigurisht jo për të marë rreze, pasi nuk kishte asnjë të tillë në atë moment. Me siguri i moshuari ka përfituar pasi në plazh nuk ka patur shumë njerëz dhe e ka shijuar detin qetësisht, si në plazhet nudiste. 

Për më shumë shihni fotot e dërguara nga një qytetar në redaksinë e "Durrës Lajm".