Është gjetur i mbytur në Plazhin e Vjetër të qytetit të Vlorës një shtetas rreth 70 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, viktima dyshohet të ketë qenë pushues.
Ende nuk dihet nëse ai ka qenë banor i zonës apo turist, ndërsa shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta, mund të jetë mbytur aksidentalisht ose të ketë pësuar një arrest kardiak.
Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e policisë dhe autoambulanca, e cila transportoi trupin e 70-vjeçarit drejt morgut të spitalit rajonal të Vlorës.
Deri më tani nuk është bërë e ditur identiteti i viktimës.





